- Објавен на 3.2017
- Van Hool Maqedoni
- Активен до 24.03.2017
- Позиција: Останато
- Локација: Скопје
Van Hool Maqedoni SHPKNJP Ilinden, prodhuesi i autobusave me renome belge, me lokacion në Zonën zhvillimore industriale teknologjike – Shkupi 2, në Bunarxhik/Ilinden, person për kontakt Jana Veliçkovska, nr. Tel (02) 551 -2851, ka nevojë për punësim të ri në pozitën vijuese:
KONTROLLUES I STOQEVE
Përshkrim i detyrave të punës
• Planifikimi i nevojës për materiale;
• Krijimi i porosive për materialet.
• Dërgimi i orarit dhe planit deri tek furnizuesit;
• Mirëmbajtja e bazës së të dhënave;
• Mirëmbajtja e të dhënave për qendrat e punës;
• Konfigurimi i të dhënave për materialet;
• Analiza e stoqeve;
• Vendosja dhe përcjellja e vërejtjeve të cilat vijnë si rezultat i dallimeve në raport me sasitë e porositura dhe kualitetit jo adekuat;
• Kontakt me furnitorët në raport me sasitë e porositura dhe datat e dërgesës;
Arsimi i nevojshëm, aftësitë, njohuritë dhe përvoja
- ВСС nga lëmia e shkencave teknike;
- Njohuri e avancuar e Microsoft Office;
- Aftësi për punë precize me detaje;
- Shkrim dhe komunikim i rrjedhshëm i gjuhës angleze;
- Përvojë e mëhershme pune në logjistikë do të merret si përparësi;
Përderisa jeni të interesuar dërgojeni CV-në tuaj (biografinë e punës) në gjuhën angleze dhe maqedonase në www.vanhool.mk, në pjesën “vende pune të hapura”. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për bisedë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 24/03/2017
Vetëm aplikimet e dërguara përmes www.vanhool.mk do të merren parasysh. Aplikimet të dërguara përmes butonit “Apliko” nuk do të merren parasysh.