PERSONEL MJEKËSOR

  • Објавен на 2.2019
  • Van Hool Maqedoni
  • Активен до 15.02.2019
  • Позиција: Медицински персонал/Негуватели
  • Локација: Скопје

Van Hool Maqedoni DOOEL Ilinden, prodhues i mirënjohur i autobusëve belg, i vendosur në Zonën Industriale për Zhvillim Teknologjik - Shkup 2, në Bunarxhik/Ilinden, me kontakt telefoni (02) 551-2851, ka nevojë për punësim të ri për pozitën vijuese:

PERSONEL MJEKËSOR

Përshkrim i detyrave të punës:

  • Ofrim i ndihmës së parë në rast të lëndimit, fatkeqësi gjatë punës ose raste të ndryshme kur të punësuarit duhet t’i ofrohet ndihma e parë në vendin e punës, deri në momentin kur nuk dërgohet në institucion përkatës shëndetësorë.;
  • Shoqërim/transportim i të punësuarve deri tek institucioni më i afërt shëndetësorë, në varshmëri të lëndimit, respektivisht fatkeqësisë;
  • Në bashkëpunim me Koordinatorin për siguri dhe shëndet gjatë punës, kujdeset për organizimin e shikimeve sistematike për të punësuarit (të mëparshme dhe periodike), në pjesën e udhëheqjes së administrimit të të njejtave;
  • Kryen kontrollim përmes vizitave të lajmëruara dhe të pa lajmëruara të punësuarve të evidentuar se shfrytëzojnë pushim mjekësorë;
  • Kryen trajnime për të punësuarit në sferën e mbrojtjes shëndetësore preventive dhe higjiena;
  • Kryen korespondim me Fondin për sigurim shëndetësorë në pjesën e kontrollës (supervizionit) të pushimeve mjekësore të dhëna;
  • Kryen detyra tjera të punës me urdhër të udhëheqësit përkatës;

Arsimi i nevojshëm, aftësitë, njohuritë dhe përvoja

  • ССС – Shkollë medicinale
  • Së paku 2 vite përvojë punë si personel mjekësor në institucion shëndetësorë (e pëlqyeshme Mjekësia e punës) dhe përvojë në ofrimin e ndihmës së parë;
  • Njohje e gjuhës angleze (lexon, shkruan, flet);
  • Njohje e mirë MS Excel;
  • Leje e vozitjes – B kategori;

Çfarë ofrojmë:

  • Të ardhura kompetitive mujore në tregun e punës në RM;
  • Punë në ambient të sigurtë dhe të shëndetshëm me respektimin e të gjitha normave për siguri dhe shëndet gjatë punës;
  • Mundësi për përsosje profesionale, trajnim dhe avancim në vendin e punës;
  • I siguruar transport me autobus deri në vendin e punës dhe pas;
  • I siguruar ushqim në bife moderne;

Në qoftë se jeni të interesuar aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në www.vanhool.mk, në pjesën e “pozita të hapura pune”.

Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen për intervistë.

Duke dërguar CV-në Tuaj pajtoheni që e njejta të regjistrohet dhe të mbahet në databazën tonë të kandidatëve për një periudhë 12 mujore.

Afati përfundimtar për aplikim është: 15/02/2019

Vetëm aplikimet që do të dërgohen nëpërmjet www.vanhool.mk do të mirren parasysh

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »