EVN - GJENERATA E RE

За компанијата: Електродистрибуција ДООЕЛ Скопје е компанија чија главна дејност е дистрибуција на електрична енергија. Компанијата е дел од EVN групацијата. ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА вработува професионалци од различни... повеќе за компанијата »


Që nga viti 2006, ne punësojmë inxhinierë të rinj që sjellin energji të freskët dhe pozitive në kompaninë tonë dhe sigurojnë shërbime superiore për klientët tanë. Elektrodistribucija DOOEL është një kompani, aktiviteti kryesor i së cilës është shpërndarja e energjisë elektrike në territorin e të gjithë vendit.. Qëllimi kryesor është furnizim i besueshëm dhe cilësor me energji elektrike. Kompania është pjesë e Grupacionit EVN të Austrisë.   Ju ftojmë të merrni pjesë në Programin tonë të Mësimit dhe Zhvillimit: 

EVN - GJENERATA E RE  
 
KUSH?
Inxhinierë të vitit të fundit ose te diplomuar në programet e Sistemit Energjetik, që janë të hapur, të përkushtuar, të disiplinuar, kanë dëshirë për mësim dhe arritje të mëdha. Nga kolegët tanë të ardhshëm ne presim qasje konstruktive dhe aftësi për t'iu përshtatur situatave dhe mjediseve të ndryshme, si dhe gatishmërinë për të punuar në qytete të ndryshme të vendit. 
 
ÇFARË?
Mundësi për të mësuar përmes punës në terren, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të kolegëve me përvojë - mentorëve. 
 
KU?
Ju do të kryeni detyrat në Qendrat Energjetike të Konsumatorëve dhe në departamentet qendrore, ku do të trajnoheni dhe përgaditeni për sfidat e ardhshme. 
 
Sa kohë zgjat programi?
Programi zgjat 12-18 muaj dhe përfshin rotacione në pjesë të ndryshme të organizatës, ku përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në projekte do të keni mundësi për të zhvilluar potencialet tuaja. 
 
SI? 
Përpjekjet dhe angazhimi juaj do të jenë një kontribut i veçantë në përpjekjet e kompanise në zhvillimin e frymës së orientuar drejt klientit, duke qenë pjesë e programit për zhvillim dhe rritje profesionale. Ju inkurajojmë që të inkorporoni njohuritë tuaja dhe qëndrimin pozitiv në kompaninë tonë. Zbuloni botën e EVN-së dhe përfitoni nga fillimi i shkëlqyeshëm i karrierës suaj. 
 
Dëshironi të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj, një letër motivimi dhe konfirmim të provimeve të parashikuara dhe të kaluara në [најави се за да го видиш е-маилот]    ose në https://www.elektrodistribucija.mk/Кариера.aspx  deri më 15.04.2019 më së vonti. 
 
Të gjithë ata që plotësojnë kriteret janë të ftuar të aplikojnë   
 
EVN është një kompani që ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë në punësim për të gjithë njerëzit pavarësisht nga raca ose përkatësija etnike, ngjyra, gjinia, mosha, gjendja shëndetësore, përkatësisht aftësia e kufizuar, besimi fetar, politik ose tjetër, origjina kombëtare ose sociale, statusi familjar, situata pronësore, orientimi seksual ose rrethana të tjera personale. 
 
 

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »