ELEKTRO INZHINJER PRODHIMI – AUTO SISTEME

  • Објавен пред една недела
  • Van Hool Maqedoni
  • Активен до 22.02.2019
  • Позиција: Инженер
  • Локација: Скопје

Van Hool Maqedoni DOOEL Ilinden, prodhues i mirënjohur i autobusëve belg, i vendosur në Zonën Industriale për Zhvillim Teknologjik - Shkup 2, në Bunarxhik/Ilinden, me kontakt telefoni (02) 551-2851, ka nevojë për punësim të ri për pozitën vijuese:

 

ELEKTRO INZHINJER PRODHIMIAUTO SISTEME

MANUFACTURING ELECTRICAL ENGINEER – AUTOMOTIVE SYSTEMS

 

Përshkrim i detyrave të punës:

 

§  Implementon ndryshime në prodhimtari

§  Shfrytëzon mjejte për diagnostifikim të sistemeve të autobusëve, zbulon gabime

§  Propozon zgjidhje për gabimet e identifikuara me ndihmën e mjeteve diagnostifikuese duke shfrytëzuar skema elektrike, hidraulike, termodinamike ose principiele pneumatike.

§  Përdor softuer për vizatim dhe dizajnim të skemave elektrike dhe llojeve tjera të instalimit.

 

Arsimi i nevojshëm, aftësitë, njohuritë dhe përvoja

 

§  Arsim i lartë në fushën e Elektroteknikës ose Megatronikës

§  Përvojë pune prej së paku 2 viteve në mjedis prodhimi

§  Shfrytëzimi i mjeteve softuerike për vizatim teknik

§  Njohje e avancuar e gjuhës angleze (lexon,shkruan,flet)

§  Leje e vozitjes – B kategori;

 

Përvoja e punës e cila do të merret si përparësi

 

§  Përvojë në diagnostifikim të makinave

§  Njohje e CAN sistemeve

§  Njohje e sistemeve të lëndeve djegëse (fuel cells)

§  Programimi i PLC ose lloj tjetër të pajisjeve

§  Përvojë me projektim ose mirëmbajtje të sistemeve pneumatike ose hidraulike

 

Çfarë ofrojmë:

 

§  Të ardhura kompetitive mujor në tregun e punës në RM;

§  Punë në ambient të sigurtë dhe të shëndetshëm me respektimin e të gjitha normave për siguri dhe shëndet gjatë punës;

§  Mundësi për aftësim profesional, trajnim dhe avancim në vendin e punës;

§  I siguruar transport me autobus deri në vendin e punës dhe pas;

§  I siguruar ushqimi në bife moderne;

 

Në qoftë se jeni të interesuar aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në www.vanhool.mk, në pjesën e “pozita të hapura pune”.

 

Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen për intervistë.

 

Duke dërguar CV-në Tuaj pajtoheni që e njejta të regjistrohet dhe të mbahet në databazën tonë të kandidatëve për një periudhë 12 mujore.

 

Afati përfundimtar për aplikim është: 22/02/2019

 

 

Vetëm aplikimet që do të dërgohen nëpërmjet www.vanhool.mk do të merren parasysh

КЛИКНИ