ADMINISTRATOR PËR DOGANË DHE LOGJISTIK

  • Објавен на 12.2018
  • Van Hool Maqedoni
  • Активен до 13.12.2018
  • Позиција: Останато
  • Локација: Скопје

Van Hool Maqedoni DOOEL Ilinden, prodhues i mirënjohur i autobusëve belg, i vendosur në Zonën Industriale për Zhvillim Teknologjik - Shkup 2, në Bunarxhik/Ilinden, me kontakt telefoni (02) 551-2851, ka nevojë për punësim për vendin e punës në vijim;

ADMINISTRATOR PËR DOGANË DHE LOGJISTIK

Përshkrim i detyrave të punës:

  •  Kontakt themelor operativ me bartësin e mallrave;
  •  Organizimi i transportit për importin e materialeve;
  •  Vendosja e kontakteve me furnizuesit për organizimin e transportit;
  •  Organizimi i transportit për eksportin e produktit të përfunduar;
  •  Monitorimi i transportit;
  •  Monitorimi i shpenzimeve të transportit;
  •  Përgatitja e dokumenteve për evidencën e importeve dhe eksporteve;
  •  Përgatitja dhe dorëzimi i kërkesës për lëshimin e targave.

Arsimi, aftësitë, njohuritë dhe përvoja:

  •  Fakulteti i Doganave dhe shpedicionit;
  •  Përvoja e mëparshme e punës në një mjedis prodhimi prej të paktën 3 vjet;
  •  Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik i punës, nën presion dhe në afate të shkurtra;
  •  Shkathtësitë në gjuhën angleze - niveli i avancuar (lexon, shkruan, flet);
  •  Njohja e softuerit DCK Data do të konsiderohet si përparsi.

Qka ofrojmë:

  • Punë në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në lidhje me të gjitha normat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Të ardhura mujore konkurruese në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim tek një prej prodhuesve më të njohur të autobusëve;
  • Transporti I siguruar me autobus deri në vendin e punës dhe anasjelltas;
  • Ushqim i siguruar në mensë;

Në qoftë se jeni të interesuar dërgoni CV-në (biografinë e punës) në www.vanhool.mk.

Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen në bisedë.

Me dorëzimin e CV pajtoheni që e njejta të mbahet në bazën tonë të kandidatëve me kohëzgjatje prej 12 muaj.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikacioneve:13/12/2018

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »