Van Hool punëson

  • Објавен пред една недела
  • Van Hool Maqedoni
  • Активен до 15.11.2018
  • Позиција: Останато
  • Локација: Скопје

Van Hool Maqedoni DOOEL Ilinden, prodhues i mirënjohur i autobusëve belg, i vendosur në Zonën Industriale për Zhvillim Teknologjik - Shkup 2, në Bunarxhik/Ilinden, me kontakt telefoni (02) 551-2851, përshkak të zgjerimit të kapaciteteve prodhuese, ka nevojë për punësime të reja nga kërkues pune me shkollë të mesme profesionale ose shkollë të zanatit, me ose pa përvojë pune për vendet e punës në vijim:

  • AUTO ELEKTRIÇISTË;
  • AUTO MEKANIKË;
  • AUTO NGJYROSËS DHE NGJYROSËS - PËRGATITËS;
  • AUTO TENEQE-PUNUES/ MEKANIKË TË KAROSERISË;
  • SALDUES/ BRAVËNDREQËS;
  • INSTALUES TË DRITAREVE;
  • MARANGOZË;
  • TEKNIKË DHE INSTALUES TË NXEHJES, FTOHJES DHE VENTILIMIT (HVAC);
  • INSTALUES TË AUTO PJESËVE DHE ULËSEVE TË BRENDSHME DHE TË JASHTME;
  • OPERATORË NË DEPO;
  • TË PUNËSUAR NË SEKTORIN PËR PASTRIM TË AUTOBUSËVE

Çka ofrojmë:

  • Punë në mjedis të sigurtë dhe shëndetshëm me respektimin e të gjitha normave për siguri dhe shëndet gjatë punës;
  • Të ardhura kompetitive në tregun e punës në R.M;
  • Mundësi për përsosmëri profesionale, trajnim në njërën prej prodhuesve më me renomene të autobusëve;
  • I siguruar transport me autobus deri në vendin e punës dhe pas;
  • I siguruar ushqimi në bife bashkëkohore.

Përderisa jeni të interesuar aplikoni në www.vanhool.mk në pjesën vende të hapura pune.

Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen në bisedë.

Me dorëzimin e CV-së pajtoheni që e njejta të mbahet në bazën tonë të kandidatëve në kohëzgjatje prej 12 muaj.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve: 15/11/2018

КЛИКНИ