ASISTENT PËR SHITJE

  • Објавен пред една недела
  • Modi Living
  • Активен до 10.07.2020
  • Позиција: Продавач/трговец
  • Локација: Скопје

(преземи го огласот во Word)

KONKURS PËR PUNËSIM – POZITA: ASISTENT PËR SHITJE

Kompania: Moding
Projekti: Modi Living
Lokacioni: Rr. Bosnja e Hercegovina, Butel, Shkup

 

Themeluar në vitin 1992, MODING Construction vazhdon të jetë pjesë e kompanive udhëheqëse të ndërtimit, jo vetëm në kuptimin e ndërtimit të vazhdueshëm të ndërtesave të ndryshme, por edhe në rritjen e numrit të klientëve të lumtur dhe të kënaqur. Sot, kompania jonë vendos standarde inxhinierike për sa i përket vëllimit dhe kompleksitetit të shërbimeve inxhinierike.

Duke ndjekur tendencat e fundit bashkëkohorë, kompleksi banesor-tregtar MODI Living është projektuar me kujdes të veçantë ndaj kontekstit urbanistik dhe shoqëror. Karakteri ekologjik i objektit shprehet përmes fasadës së gjelbër të përbërë nga kopshtet dhe vegjetacioni vertikal që reduktojnë ndotjen e trafikut dhe zhurmën nga rrugët pranë. Nga ana tjeter, kombinimet e ndryshme të paneleve të perforuara mundësojnë ajrosje dhe mbrojtje nga rrezet e diellit në mëngjes dhe mbrëmje, duke ndihmuar në stabilitetin e temperaturës dhe sigurim të intimitetit, duke mos penguar pamjet panoramike.

Çdo objekt dhe etazh banimi është planifikuar me fleksibilitet për të akomoduar tipe të ndryshme të apartamenteve në mënyrë që t'i përshtatet nevojave të familjes suaj sot dhe në të ardhmen. Ambienti mikpritës i apartamentit tuaj përmban hapësira të ndriçuara me dritë natyrale dhe mundëson krijimin e enteriereve bashkëkohore sipas dëshirave tuaja.

Në kompleksin MODI Living banimi kolektiv është i shoqëruar me hapësira të ndryshme për nevojat e banorëve, si: parkingje nëntokësore, kopsht fëmijësh, hapësira tregtare, spa qendër me pishinë, park të gjelbër, dhe shumë të tjera.

Kualifikmet e nevojshme:
- i diplomuar në drejtimet : marketing/biznes administrat/ekonomi/ arkitekturë (kandidatët nga drejtimi i arkitekturës kanë përparsi)
- aftësi të zhvilluara në prezantim dhe shitje
- njohje e përgjithshme e programeve MC Office si dhe njohuri të të tjera në internet
- aftësi të zhvilluara në komunikim dhe i gatshëm për të punuar në ekip
- fleksibil dhe i aftë për tu adaptuar
- minimum dy vite përvojë pune
Ne ofrojmë/Ju fitoni:
- Ambient motivues dhe shoqëror ku vlerat dhe rezultatet janë më rëndësi
- Mundësi për të punuar me një staf me përvoj në shitje dhe mundësi ideale për të mësuar nga ekspertët e kësaj fushe

Përparsi do të kenë kandidatët me përvojë nga çdo lloj komunikimi me klientët dhe njohuri të gjuhës shqipe.

КЛИКНИ