ТЕKNIK PËR MIRËMBAJTJE DHE TRAFO MENAXHIM në STRUMICË (M/F)

Elektrodistribucija DOOEL është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është shpërndarja e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kompania është pjesë e EVN Group.

 

KARRIERA NË ELEKTRODISTRIBUCIJA

 

Për departamentin e Impjanteve të Tensionit të Lartë, grupa për mirëmbajtje dhe trafo menaxhim, kërkojmë:

 

ТЕKNIK PËR MIRËMBAJTJE DHE TRAFO MENAXHIM në STRUMICË (M/F)

 

Рërshkrimi i detyrave

  • Inspektime të rregullta, servisim / testim të ЕТR, DТR dhe pajisjeve primare në TS të mëdha, menjanimin e defektve, zëvendësim të pajisjeve, rindërtim të pajisjeve të TS deri 110 kV; Përgatitje të raporteve përkatëse;
  • Inspektim të rregullt / servis i ETR, demontim dhe montim të ETR sipas kërkesave të nevojshme dhe të gjitha aktivitetet e tjera në lidhje me ЕТR,
  • Shërbim të DТR në punëtori dhe në terren dhe të gjitha aktivitetet e tjera në lidhje me DTR, koordimin me departamentet tjera dhe QEK,
  • Inspektim i rregullt, servisim, testim, përgatitje të raporteve, protokoleve, zëvendësimin e pajisjeve primare në një qelizë / fushë zëvendësimin e pajisjeve të tjera primare,
  • Inçizim të rregullt dhe termovisual i pajisjeve në TS të mëdha dhe përgatitje të raporteve

 

Kualifikimet e duhura

  • III – V shkallë arsimimi në Elektroteknikë - Energjetikë
  • Është e dëshirueshme të ketë kaluar provimin për menaxhim me impjante elektro-energjetike
  • Leje për vozitje - Kategoria B
  • Njohja dhe përdorimi i MS Office Aftësi organizative
  • Aftësi komunikative
  • Zbatim të detyrave në afate të shkurtëra
  •  

Nëse jeni të interesuar për një karrierë në Elektrodistribucija, dërgoni një CV të shkurtër dhe letrën motivimi në jobs.elektrodistribucija@evn.mk më së voni deri më 12.12.2019.

 

Shënim: Nëse dëshironi që të dhënat tuaja të ruhen në bazën e të dhënave tona në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përveç CV-së dhe letrës motivuese, duhet të dërgoni edhe një deklaratë për leje për të përdorur të dhënat personale për qëllime punësimi.

 

Elektrodistribucija është një kompani që ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë në punësimin e të gjithë personave, pavarësisht racës, seksit, fesë, kombësisë, aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.

КЛИКНИ