Asistent për analiza ekonomike

  • Објавен пред 5 месеци
  • Мотиви
  • Активен до 03.08.2019
  • Позиција: Останато
  • Локација: Скопје

Motivi, për nevojat e klientit të vet publikon shpallje për:
Asistent për analiza ekonomike

Njohuritë e kërkuara:
- Diplomë në ekonomi, financa, banking, studime kuantitative, studime biznesi apo fushë tjetër me përmbajtje të theksuar ekonomike dhe financiare;
- Njohuri mbi teoritë moderne ekonomike dhe financiare dhe shkathtësi në fushën e ekonometrisë;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
- Njohuri kompjuterike lidhur me analizat ekonomike dhe financiare.

Përvoja e kërkuar:
- Përvojë pune së paku tre vite në analiza ekonomike dhe financiare, statistika, mbikëqyrje të institucioneve financiare apo në ndonjë fushë tjetër relevante në bankë qendrore ose në një institucion kërkimor.

Kërkesa të posaçme:
- Aftësi të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Vet-iniciativë, aftësi të mira të komunikimit, bashkërendimit dhe punës në grup.

Në qoftë se jeni të interesuar aplikoni në kariera@motivi.mk, në pjesën e pozita pune të hapura.
Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen për bisedë. 
Duke dërguar CV-në tuaj pajtoheni që e njejta të regjistrohet dhe të mbahet në databazën tonë të kandidatëve për një periudhë 12 mujore. 
 
Afati përfundimtar për aplikim është: 03/08/2019

КЛИКНИ