Zyrtarë/e në sektorin e Financave

(преземи го огласот во Word)

Shoqëria për shërbime Moneta Financial Services DOOEL Shkup, me seli në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1 Shkup, kodi postal nr.915, e licencuar nga Banka Popullore e R.M.V. si ofrues i shërbimit për Transfer të Shpejtë Parash - MoneyGram, shpall:

                                                                                 KONKURS

                                                           Për zyrtarë/e në sektorin e Financave

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e raporteve mujore financiare dhe raporteve të ndryshme;
  • Mbledhje dhe analizë e informacioneve të kontabilitetit;
  • Barazim i llogarive të sub-agjentëve në bazë ditore;
  • Kalkulim, kontrollim, ndjekje dhe evidentim i kalkulimit të provizioneve për sub-agjentët;
  • Ndihmon në përgatitjen e buxhetit të kompanisë dhe e ndjek zbatimin e tij;
  • Mbajtje e rregullt e regjistrit për asetet afatgjata dhe kalkulimi i amortizimit;
  • Evidentimi i rregullt i aseteve të reja dhe heqja e atyre jashtë përdorimit;
  • Përgjegjës për ndjekje të vazhdueshme të llogarive bankare të kompanisë dhe pajtueshmëri në rast mospërputhjeje;
  • Përgjegjës për kalkulim, deklarim dhe pagesë në kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe detyrimeve tjera publike;
  • Bashkëpunim me Institucionet Rregullatore në raste të kontrolleve në terren në kompaninë;
  • Përgatitje e raporteve vjetore financiare dhe bashkëpunim me auditorët e jashtëm gjatë revizionit;
  • Kryerja e analizave financiare dhe profitabilitetit me kërkesë të Udhëheqësit të Financave dhe Drejtorit të Përgjithshëm;
  • Kontrollim i evidencave kontabile dhe shpenzimeve;
  • Sigurim i autorizimeve të të gjitha shpenzimeve në bazë të vijave buxhetore;
  • Kryerja e punëve të tjera nga fusha e kontabilitetit, financave dhe punë të tjera administrative me kërkesë të Udhëheqësit të Financave, Drejtorit të Përgjithshëm ose strukturave tjera udhëheqëse.

Përgatitja dhe aftësitë tjera profesionale:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo financa;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Fleksibilitet i lartë në përdorimin e MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze;
  • Aftësi ndërvepruese udhëheqëse;
  • Aftësi organizative dhe analitike;
  • Preferohet të ketë njohuri të sistemit Quickbooks;
  • Përparësi do të kenë kanditatët me vertetim për kontabilist të çertifikuar nga IKKC.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre me fotografi jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj së bashku me letër motivimi në e-mail adresën: [email protected] ose në adresën: rr. Bitpazarska nr.60/1-1, kodi postal nr. 915 me shënim "Konkurs për Zyrtarë/e në Sektorin e Financave".

Konkursi vlen nga 30.03.2021 deri më 13.04.2021, aplikimet e dërguara me vonesë nuk do të merren parasysh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët vlerësohen për rrethin më të ngushtë.