OPERATOR NË QENDRËN PËR MARRËDHËNIE ME KONSUMATORËT

  • Објавен пред 3 месеци
  • ЕВН Македонија
  • Активен до 17.06.2019
  • Позиција: Останато
  • Локација: Скопје

EVN Maqedoni është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është distribuimi i energjisё elektrike në Republikёn e Maqedonisë së Veriut 
  
Për nevojat e departamentit Marrëdhënie me Konsumatorët, kërkojmë:  

OPERATOR NË QENDRËN PËR MARRËDHËNIE ME KONSUMATORËT (M/F) 
 

 Detyrat në punë dhe aktivitetet  
 

  • Përgjigje ndaj kërkesave të konsumatorëve përmes telefonit ose postës elektronike   
  • Përgjigje ndaj kërkesave që u nevojiten përgjigje standarde sipas skenarëve paraprakisht të parashikuara, por edhe kërkesave të cilat nuk janë të përditshme dhe të parashikueshme 
  • Koordinim i kërkesave të konsumatorëve me departamentin/QEK përkatës dhe ekipeve kujdestare   
  • Analizë e nevojave të konsumatorëve 
  • Përgatitje e raporteve  

 
 Kualifikimet e nevojshme 
 

  • Së paku arsimim të mesëm   
  • Njohuri të MS Office   
  • Përvoja në punë relevante do të konsiderohet avantazh 
  • Komunikimi, përgjegjësia dhe gatishmëria për punë në grup
  • Sjellje në menyrë kulturore, të denjë dhe pozitive me konsumatoret 
  • Fleksibilitet për punë gjat natës dhe punë në ndërrime 

 
Dërgoni biografinё Tuaj tё shkurtër dhe letër motivuese nё jobs@evn.mk ose plotësoni aplikimin elektronik në faqen tonë të internetit www.evn.mk më së voni deri mё 17.06.2019. 
 
I ftojmë të aplikojnë të gjithë kandidatët e kualifikuar! 
 
EVN Maqedoni është kompani që ofron mundësi të njejta dhe trajtim të barabartë në punësimin e të gjitha personave pavarësisht nga raca ose origjina etnike, ngjyra e lëkurës, gjinia, mosha, gjendja shëndetësore, lloji i aftësisë së kufizuar, bindje fetare, politike apo bindje tjetër, prejardhjes kombëtare ose sociale, statusit familjar ose shoqëror, orientimit seksual ose rrethanave të tjera personale. 
 
Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse dёshironi që tё dhёnat Tuaja të ruhen në data bazën tonë, duhet të dërgoni deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit 
 
 

КЛИКНИ