ELEKTRO-INXHINIER

Активни огласи од ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА ДООЕЛ Скопје:

ЕЛЕКТРО-МОНТЕР ВО СТРУМИЦА (М/Ж) - ELEKTRO-MONTER STRUMICË

Elektrodistribuimi SHPKNJP është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është distribuimi i energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë. Kompania është pjesë e Grupacionit EVN.

КARRIERA NË ELEKTRODISTRIBUIMI

 

Për nevojat e Qendrës Energo të Konsumatorëve nё Gostivar, Grupa 1, kërkojmë:

ELEKTRO-INXHINIER (SPECIALIST) NË GOSTIVAR (M/F)

 

Detyrat në punë:

  • Përpunim i kërkesave dhe ankesave të konsumatorëve,
  • Planifikim dhe projektim i objekteve elektroenergjetike,
  • Kontrollë dhe mbikëqyrje në ndërtim/vënie në funksion të objekteve elektroenergjetike dhe lidhjeve të konsumatorëve,
  • Pranim, përpunim, ruajtje dhe rregullim i dokumentacionit,
  • Kontrollimin e lidhjeve dhe pikave të matjes.

 

Kualifikimet e nevojshme:

  • Fakulteti elektro-teknik – Energjetikë,
  • Njohuri dhe shfrytëzim të MS Office,
  • Njohuri e gjuhës angleze do të llogaritet përparësi,
  • Aftësi për punë me afate,
  • Leje të vozitjes,
  • Përgjegjësi dhe përmbushje të detyrave në punë,
  • Fleksibilitet,
  • Punë në ekip.

 

Nëse jeni të interesuar për karrierë në Elektrodistribuimi, dërgoni biografinё tuaj tё shkurtër dhe letër motivimi në jobs.elektrodistribucija@evn.mk më së voni deri mё 20.11.2019.

 

Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse dёshironi që tё dhёnat Tuaja të ruhen në data bazën tonë, përveç CV-së Tuaj dhe letrës motivuese duhet të dërgoni edhe deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit.

 

Elektrodistribuimi ështe kompani e cila ofron mundësi të barabarta dhe tretman të drejtë gjatë punësimit të të gjithë personave pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatesisë nacionale, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.

КЛИКНИ