За компанијата: Përgaditja dhe aftësimi i kandidatëve për patentë shofer në kategorinë "B" dhe "C"
повеќе за компанијата »Që nga themelimi ynë ne vazhdojmë të ngritemi në nivel profesional, kandidatët tanë të motivuar dhe kërkesat e vazhdueshme për cilësi të lartë përbëjnë bazën për suksesin tonë, duke e bërë që Auto Shkolla "HIRDA" jo vetëm një kompani, por të jetë edhe një nga institucionet kryesore të edukimit për marrjen e patentë shoferit në vend.
Zgjerimi ynë mundëson hapësirë serioze për punësime të reja në funksionin e Instruktorit.
Obligimet e punës;
- Edukimi dhe aftësimi i kandidatëve për patentë shoferi të kategorisë "B"
Kualifikimet e duhura dhe aftësitë personale;
- Arsimi i mesëm i përfunduar,
- Mosha; nga ajo 23 vjeçare,
- Posedimi i patentë shoferit më së paku 3 vite,
- Me ose pa përvojë pune,
- Efikasiteti dhe përgjegjësia personale dhe profesionale në realizimin e aktiviteteve të caktuara të punës,
- Saktësia dhe përkushtimi në punë,
- Aftësi për punë ekipore dhe përshtatje të shpejtë,
- Aftësi vozitëse dhe edukuese,
- Qëndrim pozitiv dhe dëshirë për të mësuar,
Cfarë ofrojmë;
- Të ardhura të rregullta mujore dhe shtesat në përputhje me ligjin dhe shpërblimet (bonuse) për funksionim të suksesshëm,
- Trajnime përparimi në karrierë,
Të interesuarit bëjnë paraqitjen duke kontaktuar në numrin mobil; 072 207 550 / Sumeje Halimi, PR Manager.
Përzgjedhja do të bëhet brenda 10 ditëve në varësi të numrit të kandidatëve të regjistruar.
--
ДРУШТВО ЗА ОБУКА НА ВОЗАЧИ И ДРУГИ СООБРАКАЈНИ УСЛУГИ
АСХ ХИРДА ДООЕЛ СКОПЈЕ
Слични огласи »