Menaxher i Logjistikës

  • Објавен пред 3 дена
  • Мотиви
  • Активен до 21.12.2018
  • Позиција: Останато
  • Локација: Скопје

MOTIVI për klientin e tyre, kompani me cilësi të lartë, profesionale dhe dinamike, me lokacion në Shkup dhe Tetovë, Maqedoni, që ofron shërbime logjistike dhe transport të mallrave në Maqedoni, Turqi dhe vende të BE-së, për shkak të zgjerimit të ekipit në Tetovë, kërkon kuadro me arsim të përfunduar në fushën e shpedicionit, transportit dhe ekonomisë.

Detyrat e Punës

  • Ndjekja e porosive në sistem, përgatitja e raporteve.
  • Kontakte telefonike dhe me e-mail, me partnerët logjistik të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Koordinim të procesit të transportit të mallrave.
  • Udhëheqje të plotë të dokumentacionit, monitorimit, hapjes dhe mbylljes së urdhrave të transportit.
  • Organizimi dhe dërgimi i mallrave në transportin ndërkombëtar.
  • Shërbimet e faturimit.
  • Pjesëmarrje aktive në faturim

 

Kualifikimet e kërkuara

  • Së paku përvojë 1 vjeçare në organizimin e transportit ndërkombëtar.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim verbal). Njohja e gjuhës turke do të konsiderohet si përparësi.
  • Përvojë në logjistikë, administrim biznesi, shërbim ndaj klientit.
  • Aftësi analitike dhe njohuri të shkëlqyeshme të Excel-it.
  • Aftësi për multi-tasking dhe punë nën presion.
  • Përgjegjshmëri ndaj detyrave të punës, të jenë dinamik dhe energjik.
  • Gatishmëri për përsosje pune dhe fitim të njohurive të reja.

I lusim të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë përmes e-mail-it në: kariera@motivi.mk. Kjo shpallje përfundon në 21.12.2018.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e zgjedhur për intervistë, do të kontaktohen.

Try the services of MOTIVI Group and KARIERA.mk for your own success!

Entrust your career to true professionals, upload your CV to KARIERA.mk.

 

КЛИКНИ