ELEKTRO-INXHINIER (SPECIALIST) nё STRUGЁ

За компанијата: Електродистрибуција ДООЕЛ Скопје е компанија чија главна дејност е дистрибуција на електрична енергија. Компанијата е дел од EVN групацијата. ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА вработува професионалци од различни... повеќе за компанијата »

Rreth nesh 
 
EVN Maqedoni është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është shpërndarja dhe furnizimi me energji elektrike në Maqedoni. Në tregun e Maqedonisë kompania hyri në vitin 2006, si pjesë e Grupacionit EVN. Objektivi kryesorë i EVN Maqedoni është furnizimi i sigurt dhe kualitativ i shfrytëzuesve të energjisë elektrike me çmime konkurrente. 
 
Për nevojat e Qendrës Energjetike të konsumatorëve Strugë, Grupa 3 – Mirmbajtje, nevojitet:  
 
ELEKTRO-INXHINIER (SPECIALIST) nё STRUGЁ 
 
Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive  
 

  • Ndërtim, inspektim dhe mirëmbajtje e objekteve elektro-energjetike 
  • Kontrolli dhe mbikëqyrja e ndërtimit të objekteve elektro-energjetike 
  • Planifikim dhe projektim 
  • Heqja e defekteve brenda dhe jashtë orarit të punës 
  • Bashkëpunim me konsumatorët 
  • Pranimin, përpunimin, ruajtjen, përditësimin dhe sistemimin e dokumentacionit 
  • Dorëzimin e të dhënave për të rinovuar parametrat e rrjetit në software të veçantë që lidhen me aktivitetet e veprimtarisë 
  • Kontrolli i kyçjeve dhe pikave matëse 
  • Mbështetje gjatë përpunimit të përgjigjeve lidhur me ankesa, kërkesa dhe sygjerime 
  • Mbështetjen e grupeve dhe QEK-eve të tjera sipas nevojës 

 
 Kualifikimet e kërkuara dhe karakteristikat personale 
 

  • Fakulteti elektro-teknik – Energjetikë 
  • Njohuri kompjuterike, patentë shoferi 
  • Njohuri të gjuhës angleze ose gjermane do të konsiderohet si përparsi 
  • Përgjegjësi, besnikëri dhe punë në grup 
  • Komunikimi i mirë dhe fleksibilitet 

 
Dërgoni biografinё tuaj tё shkurtër dhe letër motivuese nё [најави се за да го видиш е-маилот]   ose plotësoni aplikimin elektronik në faqen tonë të internetit www.evn.mk më së voni deri mё 26.12.2018. 
 
Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse dёshironi që tё dhёnat tuaja të ruhen në data bazën tonë, përveç CV-së Tuaj dhe letrës motivuese duhet të dërgoni edhe deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit. 
 
EVN ështe kompani e cila ofron mundësi të barabarta dhe tretman të drejtë gjatë punësimit të të gjithë personave pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatesisë nacionale, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike. 
 
Suksesi juaj është edhe suksesi ynë, bëhuni pjesë e ekipit të EVN Maqedoni! 

EVN Maqedoni, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Organizimit www.evn.mk, [најави се за да го видиш е-маилот]  

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »