ORACLE DATABASE ADMINISTRАTOR

За компанијата: Електродистрибуција ДООЕЛ Скопје е компанија чија главна дејност е дистрибуција на електрична енергија. Компанијата е дел од EVN групацијата. ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА вработува професионалци од различни... повеќе за компанијата »

Rreth nesh 
 
EVN Maqedoni është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është shpërndarja dhe furnizimi me energji elektrike në Maqedoni. Në tregun e Maqedonisë, kompania hyri në vitin 2006, si pjesë e Grupacionit EVN, e cila është aktive në 21 shtete në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Objektiva kryesorë është furnizimi i sigurt dhe kualitativ i shfrytëzuesve të energjisë elektrike me çmime konkurrente. 
 
ORACLE DATABASE ADMINISTRАTOR (М/F)  
 
Përshkrimi i detyrave të punës 
 

  • Projektimi, kodimi, testimi dhe mbështetja e gjeneratës së fundit të zgjidhjeve - bazat e të dhënave: Oracle 10g, 11g dhe 12c 
  • Përgjegjës për aspektet e sigurisë të bazave të të dhënave, parandalimin e humbjes së të dhënave (Sigurimi i të Dhënave, Backup & Recovery) 
  • Кonfigurim në backup për Oracle baza (RMAN и datapump) 
  • Administrim në Standby/Failover (Oracle Data Guard) 
  • Oracle RAC & ASM instalim dhe administrim   
  • Njohja e teknikave të migracionit për Oracle 
  • Përvojë me Oracle middleware (severët e aplikimit)   
  • Mbështetje për restore veprime të të dhënave, implementim në recovery procedurat dhe backup i rregullt në sistemet. 

 
Kualifikimet e kërkuara dhe karakteristikat personale 
 

  •  3 – 5 vite përvoj pune relevante 
  • Aftësi efektive të komunikimit, me shkrim dhe me gojë (sidomos me njerëz që nuk kanë njohuri të mëdha të teknologjive të IT) 
  • Njohuri themelore të sistemeve operative Windows dhe Linux 

 

Kompetencat 
 

  • Prirje drejt rezultateve   
  • Organizim të lartë   
  • Fokusimi në komunikim të shkëlqyer të brendshëm dhe të jashtëm me klientët 
  • Aftësi për të menaxhuar projekte të shumëfishta nga fusha të ndryshme funksionale në të njëjtën kohë 
  • Aftësi për të gjetur zgjidhje inovative për të përmirësuar performancën e bazave të të dhënave me të cilat menaxhon, 
  • Aftësi për të kuptuar problemet komplekse të punës dhe mundësinë për të ofruar  zgjidhje efikase për ta. 

 
 Nëse jeni të interesuar për karrierë në EVN Maqedoni, në [најави се за да го видиш е-маилот] dërgoni biografi të shkurtër dhe letër motivimi, ose plotësoni aplikacionin elektronik në faqen tonë të internetit  www.evn.mk
 
Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse dёshironi që tё dhёnat tuaja të ruhen në data bazën tonë, përveç CV-së Tuaj dhe letrës motivuese duhet të dërgoni edhe deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit. 
 
EVN ështe kompani e cila ofron mundësi të barabarta dhe tretman të drejtë gjatë punësimit të të gjithë personave pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatesisë nacionale, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike. 
 
Suksesi juaj është edhe suksesi ynë, bëhuni pjesë e ekipit të EVN Maqedoni! 
 
 EVN Maqedoni, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Organizimit www.evn.mk, [најави се за да го видиш е-маилот]  

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »