Menaxher Operacional (Dibër)

  • Објавен пред една недела
  • Декра
  • Активен до 21.11.2017
  • Позиција: Останато
  • Локација: Дебар

Menaxher Operacional (Dibër)

Slice, është kompania me ritjen më të shpejtë në rajon, me zyra në Ohër dhe Dibër që bashkëpunojnë ngushtë me zyrat në Njujork Siti, për të koordinuar aktivitetet e marketingut, informacioneve dhe suportit.

Për zyrat e saja në Dibër, Slice kërkon një kandidat për pozicionin e Menaxherit Operacional.

Menaxheri Operacional është përgjegjës për analizën dhe implementimin e strategjive optimizuese operacionale të aktiviteteve dhe proceseve, në koordinim me stafin aktual menaxhues të Operacioneve. Menaxheri Operacional do vendos standardet për aktivitetet dhe proceset e punës, për të siguruar që informacionet për partnerët tanë – restorantet të pasqyrohen saktë në të gjitha platformat e Slice.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyr regjistrimin e të dhënave dhe menaxhimin e proceseve ditore dhe jep rekomandime drejt stafeve të Partnerëve tanë që menaxhojnë operacionet,  për përvojat dhe metodat më të mira për të optimizuar përhapjen e informacioneve online nga restorantët – partnerët tanë.
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin udhëheqës për të ekzekutuar iniciativa strategjike menaxhuese, për të testuar programe dhe për të përmirësuar procese.
  • Mban ritmin me kulturën ushqimore Amerikane, zhvillimin e rrjeteve të restoranteve, zhvillimin e produkteve të reja nga SLICE dhe ndjek trendet dhe zhvillimet e konkurentëve.
  • Auditon dhe analizon platformat tona të jashtme (front end) për të kapur ndryshime potenciale që do ndikonin në shkallën e konvertimit dhe realizimit të porosive.
  • Mbikqyr aktivitetet e regjistrimit të të dhënave dhe identifikon risqet , shkëputjet apo mundësitë për përmirësime
  • Ka njohuri gjithëpërfshirëse për biznes modelin e SLICE-it dhe planet e ardhshmë të rritjes së kompanisë
  • Edukon dhe trajnon stafin tonë për produktet e Slice-it, vetitë dhe vizionin e kompanisë
  • Plotëson dhe përditëson detyrat  e caktuara, për të dhe stafin e tij
  • Gjithmonë vjen në punë me mendësi dhe sjellje pozitive si dhe energji pozitive.
  • Të demonstroj vlerat e SLICE, partnerëve tanë për cdo dite, duke dhënë përkrahje mahnitëse.

Kërkesat

  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, verbale dhe me shkrim
  • Diplomë Universitare
  • Eksperiencë pune prej 2+ viteve në menaxhimin e operacioneve
  • Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve të mëdha
  • Pasion për operacionet, suportimin në mes proceseve dhe departamanteve të ndryshme dhe menaxhimin e aktiviteteve dhe proceseve ditore
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (të Paketës MS Office dhe Google) dhe aftësi për mësim të shpejtë të softwerëve të rinj
  • Aftësi dhe njohje të dallueshme për marjen e vendime të bazuara mbi analizën e të dhënave
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe tejkalimin e situatave të vështira
  • Bashkëpunon efektivisht me anëtarët e ekipit , menaxherët dhe udhëheqësit e dapartamenteve
  • Mendësi shoqëruese dhe pozitive

Paga: 1000 EUR + 

Slice  është një kompani që promovon diversitetin, përqafon ndryshimet dhe jep mundësi udhëheqjeje gjithsecilit nga anëtarët e stafit.

Bashkoju një kompanie që vlerëson kreativitetin, mendjen kureshtare dhe zotimin në ekselencë.

Nësë je në kërkim të një ndryshimi dhe je një profesionist i motivuar që mirëpret sfidat, ju lutem aplikoni në: job@dekra.mk

Afati përfundimtar për aplikim është:  13/11/2017

Të gjitha aplikimet do konsiderohen konfidenciale.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të kontaktohen.

 

КЛИКНИ