Zhvillues të Rrjetit (Network Developer)

За компанијата: Монета Финанциал Сервицес ДООЕЛ Скопје е небанкарска финансиска институција (НБФИ) и е водечка компанија во Северна Македонија, специјализирана за обезбедување финансиски услуги за брз трансфер на пари. Лиценцирано... повеќе за компанијата »

(преземи го огласот во Word)

Shoqëria për shërbime Moneta Financial Services DOOEL Shkup, me seli në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1 Shkup, kodi postal nr.915, e licencuar nga Banka Popullore e R.M.V. si ofrues i shërbimit për Transfer të Shpejtë Parash - MoneyGram, shpall:

                                                                              KONKURS

                                     Për Zhvillues të Rrjetit  (Network Developer)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Kryen analiza në teren për lokacionet potenciale dhe targeton bizneset e duhura për bashkëpunim;
  • Promovon shërbimin dhe produktet e MoneyGram-it dhe Monetës;
  • Kryen analiza konstante të tregut, sub-agjentëve dhe zhvillimit të tregut;
  • Përfshihet në punën e sub-agjentëve (nënshkrimi i kontratave, licencimi, instalimi i softuerit, trajnimi) në bashkëpunim me sektorët e tjerë në kompani;
  • Kryen kontroll të drejtpërdrejtë mbi sub-agjentët për pajtueshmërinë me dispozitat ligjore në lidhje me shërbimin e transferit të shpejt të parave;
  • Në bashkëpunim me sub-agjentët, punon në zhvillimin dhe rritjen e fushëveprimit të punës – transferet;
  • Krijon një plan për kontrollë periodike dhe mban procesverbale;
  • Merr iniciativë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve;
  • Monitoron konkurrentët e tjerë në treg;
  • Ndihmon sub-agjentët në furnizimin me materialet e konsumit dhe të marketingut;
  • Sygjeron aktivitete dhe fushata të reja të marketingut;
  • Ndihmon në realizimin e planeve vjetore të MoneyGram-it dhe Monetës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Minimum CCC, BCC do të konsiderohet si përparsi;
  • Posedimi i lejës për vozitje kategorisë  B - vozitës aktiv;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe, maqedonase, angleze;
  • Minimum 1 vit përvojë pune në zhvillimin të biznesit, shitje;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të punuar me objektiva.

Avantazhet e punës në Moneta:

  • Veturë zyrtare në dispozicion për nevojat e pozicionit të punës;
  • Pagë fikse e garantuar, me bonuse mujore të lidhura me realizimin  e planeve mujore;
  • Punë në një kompani të suksesshme dhe të qëndrueshme, përfaqësuese e një marke ndërkombëtare të njohur;
  • Mundësia për bonuse vjetore si rezultat i funksionimit të suksesshëm të kompanisë.              

Të gjithë të interesuarit, CV e tyre me fotografi dhe letër motivuese ti dërgojnë në e-mail adresën: [најави се за да го видиш е-маилот]  ose në rrugën Bitpazarska nr.60/1-1 Shkup, kutiа postale nr. 915, shënuar : ,"Konkurs për Zhvillues të Rrjetit’’ .

Vërejtje:

Afati për aplikim fillon prej datës 19.04.2021 dhe zgjatë deri më datë 30.04.2021, aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »