SPECIALIST PËR MIRËMBAJTJEN E OBJEKTEVE

За компанијата: Електродистрибуција ДООЕЛ Скопје е компанија чија главна дејност е дистрибуција на електрична енергија. Компанијата е дел од EVN групацијата. ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА вработува професионалци од различни... повеќе за компанијата »

Elektrodistribuimi DOOEL është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është shpërndarja dhe furnizimi me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kompanija është pjesë e EVN Group.  . 

КARRIERA NË ELEKTRODISTRIBUIMI 
 
Për nevojat e Departamentit të Menaxhimit të Objekteve dhe Logjistikës nevojitet: 

SPECIALIST PËR MIRËMBAJTJEN E OBJEKTEVE  (M/F) 
 
Detyrat e punës: 
 

  • Përgatitja e programit për mirëmbajtjen dhe zbatimin e mirëmbajtjes aktuale / të planifikuar dhe të paplanifikuar të objekteve dhe instalimeve 
  • Lëshimi i urdhrave të punës dhe kontrollimi i punëve të kryera nga teknikët e mirëmbajtjes si dhe kompanitë e jashtme përgjegjëse për mirëmbajtjen e objekteve 
  • Mirëmbajtja aktuale e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, instalimet e ujit dhe kullimit, instalimet elektrike, pajisjet e makinës dhe zdrukthtari 
  • Pjesëmarje  në koordinimin e projekteve të rinovimit 
  • Planifikimi, prokurimi, mirëmbajtja dhe inventari i mobilerive dhe pajisjeve të zyrës 
  • Regjistrimi dhe porositja e materialeve të mirëmbajtjes 
  • Përgatitja e tenderëve dhe pjesëmarrja në shqyrtimin e tenderëve dhe dhënien e tenderëve 
  • Përgatitja e programit të investimeve dhe programi i mirëmbajtjes 
  • Puna do të bëhet në objektet EVN Macedonia në të gjithë territorin e shtetit me vendin e punës në Shkup.

 Kualifikimet e kërkuara 
 

  • VII Shkalla e Arsimit të Lartë (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike) 
  • Patentë shoferi Kategoria B. 
  • Njohuri të gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht) 
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në të njëjtën fushë apo në të ngjashme 
  • Njohuri kompjuterike të Microsoft Office paketës softuerike. 
  • Përgjegjësi, puna ekipore , komunikimi dhe fleksibiliteti. 

 
Nëse jeni të interesuar për karierë në Elektrodistribuimi dërgoni biografinё tuaj tё shkurtër dhe letër motivuese në [најави се за да го видиш е-маилот] deri në 08.04.2019. 
 
Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse dёshironi që tё dhёnat tuaja të ruhen në data bazën tonë, përveç CV-së Tuaj dhe letrës motivuese duhet të dërgoni edhe deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit. 
 
Elektrodistribuimi ështe kompani e cila ofron mundësi të barabarta dhe tretman të drejtë gjatë punësimit të të gjithë personave pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatesisë nacionale, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike  

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »