Specialist i mbrojtjes nga zjarri (M/F)

За компанијата: Електродистрибуција ДООЕЛ Скопје е компанија чија главна дејност е дистрибуција на електрична енергија. Компанијата е дел од EVN групацијата. ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА вработува професионалци од различни... повеќе за компанијата »

Активни огласи од ЕЛЕКТРОДИСТРИБУЦИЈА ДООЕЛ Скопје:

Електродистрибуција - идни генерации

Elektrodistribuimi DOOEL është kompani, veprimtaria kryesore e së cilës është shpërndarja dhe furnizimi me energji elektrike në Republika e Maqedonisë së Veriut. Kompanija është pjesë e EVN Group. 

 

КARRIERA NË ELEKTRODISTRIBUIMI 

 

Për Departamentin e Ndërtimit dhe Logjistikës,Grupi për punët ndërtimore dhe shërbimet, ju nevojitet: 

 

Specialist i mbrojtjes nga zjarri (M/F) 

 

Detyrat e punës: 

  • Përgatitja e Projekteve të Zjarrfikjes (PPZ), dhe pjesëmarrja në koordinimin e Projekteve të Përmirësimit të PPZ 
  • Përgatitja dhe kontrolli i inspektimeve periodike të pajisjeve teknike  dhe alarmit të zjarrit nga kompanitë e autorizuara në përputhje me normat teknike, standardet dhe udhëzimet e prodhuesve 
  • Lëshimi i urdhrave të punës dhe inspektimi i punëve të kryera nga firmat e jashtme të autorizuara dhe bashkëpunëtorët përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve dhe instalimeve për PPZ 
  • Planifikimi, prokurimi, mirëmbajtja dhe inventari i pajisjeve dhe instalimeve të PP 
  • Përgatitja e tenderëve dhe pjesëmarrja në shqyrtimin e tenderëve dhe dhënien e tenderit në lidhje me PPP dhe mbrojtjen dhe shpëtimin (MSH) 
  • Ndjekja e rregullave dhe rregulloreve në lidhje me PPZ dhe MSH 
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e dokumentacionit që rrjedh nga Ligji për Mbrojtjen dhe Shpëtimin 
  • Puna do të bëhet në objektet e EVN Maqedoni në tërë territorin e shtetit  me punë të përhershme në Shkup. 

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • VII Shkalla e Arsimit të Lartë (Inxhinier i diplomuar i Mbrojtjes nga Zjarri ) 
  • Patentë shoferi Kategoria B. 
  • Përvojë pune minimum 5 vjet   
  • Njohuri kompjuterike të Microsoft Office paketës softuerike. 
  • Njohuri të gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht) 
  • Përgjegjësi, puna ekipore, komunikimi dhe fleksibiliteti 

 

Nëse jeni të interesuar për karierë në Elektrodistribuimi dërgoni biografinё tuaj tё shkurtër dhe letër motivuese në [најави се за да го видиш е-маилот] deri në 20.03.2019

 

Vërejtje: Nё pajtueshmёri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëse dёshironi që tё dhёnat tuaja të ruhen në data bazën tonë, përveç CV-së Tuaj dhe letrës motivuese duhet të dërgoni edhe deklaratë për leje shfrytёzimi të tё dhënave personale për nevojat e punёsimit. 

 

Elektrodistribuimi ështe kompani e cila ofron mundësi të barabarta dhe tretman të drejtë gjatë punësimit të të gjithë personave pavarësisht racës, gjinisë, religjionit, përkatesisë nacionale, llojit të aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »