ELEKTRO-TEKNIK

  • Објавен на 6.2019
  • Van Hool Maqedoni
  • Активен до 21.06.2019
  • Позиција: Електро-машински техничар/Техничар
  • Локација: Скопје

Van Hool Maqedoni DOOEL Ilinden, prodhues i mirënjohur i autobusëve belg, i vendosur në Zonën Industriale për Zhvillim Teknologjik - Shkup 2, në Bunarxhik/Ilinden, me kontakt telefoni (02) 551-2851, përshkak të zgjerimit të kapaciteteve prodhuese, ka nevojë për punësime të reja, me arsim të mesëm profesional ose shkollë të zanatit, për kryerjen e detyrave të punës në vendin e punës:

ELEKTRO-TEKNIK

Pëshkrim i detyrave të punës

  • Vendosja e kabineteve elektrike për lidhësit

  • Lidhja me energji: lidhja e baterive, detektim dhe menjanim i defekteve

  • Instalim i softuerit, programim dhe vendosjen e parametrave

  • Nisja fillestare e autobusit

  • Kontroll i panelit me instrumente (derisa punon motori) + detektim dhe menjanim i defekteve

  • Diagnostifikimi me kompjuter i (motorit, ndërruesit,ABS, ESC...) dhe fshirja e bazës së të dhënave me gabime

  • Pas kryerjes së testit të vozitjes të kontrollohet funksionaliteti i kontrollës së komponentëve të vozitjes

  • Kontroll vizuel i sistemit elektrik (lidhjet, bateritë, kabllat, lidhësit, senzorët...) + menjanimi i defekteve

  • Kontroll i parametrave të motorit

  • Kontroll i softuerit (përditësimet dhe porositë për gabime..)

  • Largimi i bazës së të dhënave me gabime (para dhe pas vozitjes)

  • Detyra tjera të punës me urdhër të mbikqyrësit

Arsimi i nevojshëm, njohuritë, aftësite

  • Arsim i mesëm nga shkollat teknike

  • Njohja e gjuhës angleze

  • Aftësi për lexim të dokumentacionit teknik

  • Aftësi për punë precize me detaje

Çfarë ofrojmë:

  • Të ardhura mujore kompetitive të tregut të punës së RM

  • Punë në ambient dhe mjedis të sigurtë me respektimin e të gjitha normalve për siguri dhe shëndet gjatë punës

  • Mundësi për aftësim profesional, trajnim dhe avancim në vendin e punës

  • Transport i siguruar me autobus deri në vendin e punës dhe anasjelltas

  • Ushqim i siguruar në bife moderne

Në qoftë se jeni të interesuar aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në www.vanhool.mk (biografia e punës) në pjesën e “pozita të hapura pune”.

Vetëm kandidatët e selektuar do të ftohen për intervistë.

Duke dërguar CV-në tuaj pajtoheni që e njejta të regjistrohet dhe të mbahet në databazën tonë të kandidatëve për një periudhë 12 mujore.. 

Afati përfundimtar për aplikim është: 24/06/2019

 

Vetëm aplikimet që do të dërgohen nëpërmjet www.vanhool.mk do të merren parasysh

Сакаш да те препорачаме кај компаниите?

барај огласи за вработување » барај останати огласи »